Qytetarët anulojnë pushimet për t’u kthyer ose duhet të karantinohen

Mijëra pushues anglez kanë shpejtuar të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar në përpjekje për të shmangur masat karantinë dy javore të vendosura ndaj atyre që kthehen nga Franca. Ky vendim hyri në fuqi në orë 04:00 të mëngjesit të sotëm. Vendimi për izolim 14 ditor zbatohet gjithashtu për njerëzit që vinin nga Holanda, Monako, Malta, Turqia dhe Kaikos dhe Aruba.

Ky vendim u mor nga qeveria britanike pasi këto shtete dhe sidomos Franca ka një rritje të rasteve me koronavirus. Shkalla e infeksioneve në këto vende tejkalonte 20 raste në 100,000 njerëz gjatë shtatë ditëve të fundit. Të premten, Franca raportoi 2,846 raste të reja të koronavirusëve në 24 orë, numri më i madh që kur  kufizimet e bllokimit u lehtësuan.

Vendimi i Londrës për karantinën 14 ditore për pasagjerët që vinin nga Franca, nuk u mirëprit nga qeveria madje Sekretari i Shtetit të Francës për Çështjet Evropiane, Clement Beaune, paralajmëroi për “masa reciproke”.

“Një vendim britanik për të cilin jemi keqardhur dhe i cili do të çojë në një masë të reciprocitetit, duke shpresuar për një rikthim në normale sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Edhe industria e udhëtimeve, një ndër sektorët më të goditur nga pandemia, e kritikoi gjithashtu këtë veprim. Shoqëria e trenave ‘Eurotunnel’ tha se 12 mijë njerëz u përpoqën të rezervojnë biletat për trenat në një orë pasi u njoftuan rregullat e reja të Enjten.

Edhe pse e rriti kapacitetin e saj, të gjitha biletat e trenave të premten u shitën dhe kompania paralajmëroi njerëzit të mos udhëtojnë në terminalin e saj pa një prenotim të konfirmuar, për të mos shkaktuar radhë, sepse u rrezikohet shëndeti.

Të prekur nga ky vendim janë rreth 160 mijë qytetarë që kanë zgjedhur si destinacion për pushime Francën, për të shmangur vendimin e rikthimit të karantinës. Udhëtarët u përplasën me radhë të gjata për bileta avioni, treni ose trageti që kushtojnë qindra Paund.

“Ndërpremë pushimet. Një lajm i papritur dhe aspak normal. Vendimi i qeverisë ishte i nxituar dhe nuk na la aspak kohë. Të paktën të njoftohej 24 orë para”.

“Na kushtoj shumë më shumë, por nuk mund të rrimë dy javë në karanatinë”.

“Një rrugë e gjatë. Mu deshëm më shumë se 11 orë për të kaluar. Situatë e rëndë, vërtet”.

“Unë jam në Francë tani – çfarë të bëj? I ndryshuam 2 herë trenat por nuk arrijmë dot.”

Sipas tyre ky vendim ishte i papritur dhe do t’ju shtohen kostot pasi kanë rezervuar në minutat e fundit një udhëtim për tu kthyer në shtëpi.

“Ne po shijonim një koktej të këndshëm mbrëmë dhe papritmas një lajm i ri shfaqet në minutat e fundit. Na u desh të një përleshje për të rezervuar fluturimet. Duhet të shpenzojmë rreth 800 £ paund sepse nuk mund të përballojmë dy javë të tjera për punë”.

Klan Plus