CameronCameron Diaz është një divë e afirmuar e Hollywood-it  dhe sigurisht që nuk ka frikë nga konkurenca e kolegeve, madje ajo rrëfen se ka tërheqje nga i njëjti seks.

Për “Glamour” ajo shprehet që jo vetëm që nuk është xheloze për femrat e tjera, por ndjen një lloj tërheqje për to, pasi sipas saj femrat janë tepër të bukura. “Mendoj se çdo femër ka patur një moment që ka ndjerë tërheqje seksuale për një femër tjetër,” deklaron aktorja 41-vjeçare.

Në filmin e saj të fundit, “The other women” që do të dalë në treg verën e ardhshme, ajo luan përkrah një super ylli si Kate Upton. Por edhe në këtë rast Diaz rrëfen se nuk ndjen asnjë lloj xhelozie.

E.Kalaja