Agjenci të inteligjencës nga disa vende të botës, përfshirë CIA –n kanë përdorur shërbimet e firmës ligjore në Panama, “Mossack Fonseca” për të fshehur aktivitetet e tyre. Lajmi bëhet i ditur nga gjermanja “Sueddeutsche Zeitung” (SZ), që citon dokumentat e rrjedhura.

“Si agjentët ashtu edhe informatorët e tyre kanë përdorur shërbimet e kompanive offshore”,

shkruan gazeta, që në fillim të këtij muaji publikoi materiale të bazuara në 11.5 milionë dokumenta të firmës ligjore panameze, në atë që konsiderohet si një ndër rrjedhejet më të mëdha të korrupsionit në historinë e gazetarisë.

Sipas SZ, agjentë të inteligjencës kanë blerë kompani offshore për të fshehur aktivitetet e tyre dhe ndër to ka edhe agjentë të CIA – s.

Ndër të tjera, gazeta thotë se në dokumentat e “Panama Papers” përfshihen edhe zyrtarë të administratës të Reagan, në skandalin e njohur si afera “Iran – Contra”, ku agjentët lejuan kontrabandën e armëve në me Iranin në këmbim të lirimit të pengjeve amerikanë, në 1980.

Skandali “Panama Papers” zbuloi se pjesë e listës së zezë të figura publike që kanë përdorur kompani offshore për të fshehur të ardhurat, shmangar taksat e evazion fiskal, janë edhe 12 liderë botërore, disa prej tyre ende në pushtet, si Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, Mbreti Salman, Kryeministri britanik, David Cameron, si dhe Presidenti rus Vladimir Putin. /tvklan.al