Kur flitet për influecat gjeopolitike të fuqive të mëdha në Ballkan, nuk mund të anashkalojmë edhe ato me bazë fetare. E kthyer në një çadër ajo mund të shërbeje për rritjen dhe zgjerimin në heshtje të nacionalizmit fetar, i cili  mbetet ende një bombë me sahat për rajonin.

“Ajo që është më e rrezikshme është nacionalizmi fetar i cili dha ndikime barbare në Ballkan me vrasje në emër të Zotit. Në çdo kohë mund të marrë natyra të tilla. Në politikë janë zgjedhur dhe janë mirëpritur njerëz që i përkasin të njëjtit religjion, katolikët më të pëlqyshëm nga perëndimi. Kjo heshtje e nacionalizmit jep influecat e veta”,

thotë eksperti i sigurisë Bujar Rama.

Vizita e Papa Franceskut në Tiranë në një kohë kur Shqipëria sapo e kishte marrë statusin e vendit kandidat, i dha Tiranës zyrtare mundësinë të përcillte mesazhe pro perendimore. Pas deklarimit vetë si katolik, kryeministri Rama pagëzoi djalin e porsalindur nga vetë Papa Francesku.

“Ajo është simbolikë që ka kode, është normale që ta deklaronte që i përkiste këtij religjioni. Ju po ta shikoni edhe mbështetja nga Perëndimi që i takon religjionit katolik është e madhe pas fuqive të religjionit janë edhe ato. Të gjitha pleksen në kohë dhe në hapësirë mund të ketë problem”.

Duke qenë se Ballkani ka qenë gjithmonë një vatër vullkanike ku përzihen lloje të ndryshme influencash, për ekspertët e sgurise ndikimi rus është i zbehtë dhe këtë Bujar Rama e lidh me disa faktorë.

“Ka tre arsye:

1.U sfidua në Malin e Zi  pasi u bë pjesë e NATO-s

2.Elitat politike janë shprehur pro perëndimit

3.Influencë ekonomike e Rusisë e pakët në këtë rajon

Tendenca është e madhe sa më shumë të çara të krijon aq më shumë ata janë gati për të ndërhyrë”.

Shqipëria e njohur si një vend i bashkëjetesës fetare, sipas ekspertëve, mbetet një arenë e influencave gjeopolitike që nga njëra ana ka të mirat e saj por në të njëjtën kohë edhe dobësitë që mund të shfaq për këtë arsye. /KLAN PLUS