Google prezantoi këtë javë produktet më të reja, telefonin inteligjent Pixel 7, Pixel Watch dhe Pixel Buds Pro. Prezantimi u bë në Amfiteatrin Shoreline, ku zhvilluesve iu dha më shumë informacion rreth punës me platformat e Google.

Një ndër pajisjet më të përfolura është pikërisht ora Pixel, e cila pritej prej kohësh. Ajo vjen me një dizajn rrethor, me një kurorë prekëse dhe një buton anash për navigim.

Ora do të ketë sistemin e ri operativ Wear OS që Google ka zhvilluar me Samsung, si dhe aplikacionet dhe shërbimet kryesore të Google të integruara si Assistant, Maps dhe Wallet. Ajo gjithashtu do të shfaqë veçori të shëndetit dhe fitnesit nga Fitbit, të cilin Google e bleu në vitin 2021.

“Google Pixel Watch është një zgjatim natyral i familjes Pixel, duke ofruar ndihmë kurdo dhe kudo që ju nevojitet. Do të jetë në dispozicion këtë vjeshtë dhe ne do të ndajmë më shumë detaje në muajt e ardhshëm”, shkroi kompania në një deklaratë./tvklan.al