E nominuar në  kategorinë  pop Kesha do të  rikthehet në ndarjen e çmimeve  Grammy. Ajo do të performojë së bashku me  Camilla Cabello.

Pas fushatës  #MeToo edhe kjo ceremoni temë kryesore do të ketë luftën kundër abuzimeve seksuale. Vetë këngëtarja Kesha ka denoncuar producentin Luke për abuzime verbale, fizike dhe seksuale.  Yllin e muzikës e kanë mbështetur, koleget e saj Adele dhe  Taylor Swift. Në këtë mbrëmje ajo do të këndojë këngën e saj  Praying.

Të gjithë  mbështetësit e luftës kundër abuzimeve të grave do të mbajnë  një  trëndafil të bardhë. Mes tyre do të jetë dhe  këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Kjo  iniciativë ka filluar nga  një  grupim i  ri i quajtur Voices in Entertainment. Ata kanë  zgjedhur trëndafilin e bardhë pasi  simbolizon shpresë, paqe, simpati dhe rezistencë. 

Burimi: Klan Plus