Edhe hapësira e ndotur, mbetjet satelitore shndërrohen në rrezik



Edhe hapësira e ndotur, mbetjet satelitore shndërrohen në rrezik

15:30 27/05/2020

Mbeturinat hapësinore shtohen me ritme të larta dhe bashkë me to rreziku i përplasjeve. Për të reduktuar sasinë e detriteve që ndodhen në orbitën e Tokës do të duhej një marrëveshje ndërkombëtare.

Sipas kërkuesve të Universitetit të Colorado Boulder, duhet që të gjithë operatorët të paguajnë një taksë për çdo satelit që lëshojnë në atmosferë. Aktualisht mendohet se janë rreth 20 mijë objekte që ndodhen në orbitën e ulët të Tokës .

Kërkuesit gjithashtu kanë analizuar të dhënat e industrisë dhe kanë krijuar një model fiziko ekonomik, duke propozuar një taksë vjetore prej 235 mijë Dollarë për çdo satelit që lëshohet. Kjo gjë sipas përllogaritjeve, do të rriste vlerën e të gjithë industrisë në të paktën 600 miliardë Dollarë.

Pra nëse kjo taksë do të aplikohej, jo vetëm do rritej vlera e sektorit, por edhe do të reduktohej ndjeshëm sasia e detriteve dhe rreziku i përplasjeve mes tyre.

Klan Plus



Të ngjashme