Më 24 Korrik pritet që të paraqitet në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Kransniqi.

Krasniqi, nuk ka treguar se në çfarë cilësie ka marrë ftesën nga Specialja.

Megjithatë është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet, që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara, ka shkruar Krasniqi në Facebook derisa ka konfirmuar se do të paraqitet në gjykatë.

Përkundër bindjeve të mia sa i përket kësaj gjykate politike, të krijuar me presion politik nga njerëzit që bartin funksione të larta shtetërore në Kosovë dhe themelimin e saj me votën e atyre deputetëve që ishin numra në Kuvendin e Kosovës, unë do të prezantohem në hetuesinë e Gjykatës Speciale. Unë do të jem atje për të dhënë kontributin tim për ndriçimin e së vërtetës historike.

I menjëhershëm ka qenë reagimi liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Krasniqi edhe këtë herë do të dijë të mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së.

Limaj tutje ka thënë se asnjë gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën e drejtë të Kosovës.

Pos Krasniqit në javën e ardhshme nga Specialja janë ftuar edhe Ramush Haradinaj, i cili menjëherë dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, dhe këshilltari i Presidentit Bislim Zyrapi.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti tha se Kosova po vuan pasojat e votimit të Gjykatës Speciale nga ata që morën vendime të liga e kishin qëndrime të gabuara

Ndërsa në reagimin e zëvendëskryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, përmendet vetëm Jakup Krasniqi e Bislim Zyrapi, jo edhe Ramush Haradinaj, i cili u ftua në të njëjtën kohë me këta dy të parët.

Tv Klan