Reperi futet në garë me vonesë, fjalim për abortin

Me lot në sy dhe me një bluzë me numrin 2020, reperi i famshëm Kanye West filloi fushatën presidenciale në Charleston, të Karolinës së Jugut.

Që në nisje të tubimit që u bë kundër edhe rregullave të Covid-19 që ka ndaluar grumbullimin e njerëzve, West bëri një fjalim emocionues ku foli për abortin, duke u nisur edhe nga eksperienca që ka patur gruaja e tij Kim Kardashian.

“Unë gati e vrava vajzën time sepse unë nuk e doja. E vetmja gjë që mund të na çlirojë është të respektojmë rregullat që na janë dhënë për një tokë të premtuar. Aborti duhet të jetë legal, por duhet të ketë mbështetje financiare për nënat e reja”.

Sipas reperit Kim Kardashian në atë kohë i ka kërkuar divorcin atij për shkak se e detyroi atë që ta hiqte vajzën, North. Gjithashtu gjatë fjalës së tij, West bëri me dije se edhe mamaja Donda e shpëtoi atë duke i rezistuar kërkesës së babait të tij për ta abortuar. Kim dhe Kanye kanë ka 4 fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm 14 muajsh.

West, i cili njoftoi kandidaturën e tij në 4 Korrik, tashmë ka humbur afatin për t’u kualifikuar për zgjedhje në disa shtete. Që kandidatura e tij të dalë në fletën e votimit të Karolinës së Jugut, ai duhet të mbledhë 10,000 nënshkrime deri të hënën tjetër.

Reperi edhe më herët ka deklaruar se tani më shumë se kurrë ka ardhur koha që të përmbushet premtimi i amerikanëve për të ndërtuar një të ardhme më të mire. Sipas tij kandidatura për president të Amerikës është gjëja e veçantë në jetë.

Klan Plus