Një gazetar ka provokuar Kim Kardashian, duke e pyetur nëse edhe ajo si bashkëshorti i saj kishte ambicie për të kandiduar një ditë për president. Edhe pse tha se kjo gjë nuk është në planet e saj, showgirl-i iu referua proverbit “kurrë mos thuaj kurrë”.

Çifti i famshëm West dhe Kardashian janë mbështetës të fortë të presidentit Trump. Ata janë takuar disa herë dhe thonë se politikat e tij mund ta bëjnë Amerikën më të mirë.

Vetë Kanye West e ka shprehur dëshirën për të kandiduar për presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Por kjo pyetje iu bë edhe bashkëshortes së tij, Kim.

Kim:

Oh, nuk besoj se kjo do të jetë ndonjëherë në planet e mia”.

J Van:

“Trump është President, edhe mund të ndodhë”.

Kim:

“E di. Arsyeja përse Kanye e suporton kaq shumë është ideja se çdo gjë mund të ndodhë. Unë them ‘kurrë mos thuaj kurrë’.

Kim Kardashian, pas influencës në botën e modës së fundmi ndikoi që Presidenti Trump t’i falte dënimin një gruaje 63-vjeçare. Alice Marie Johnson qëndroi në burg për dy dekada dhe falë ndihmës së Kim ajo tani është e lirë.

Klan Plus