Katër marka kanë kaluar testin e tretë, në pritje të lejes për prodhim

Një vaksinë COVID-19 e zhvilluar në Kinë ka treguar sukses në fazën e parë dhe të dytë. Sipas studiuesve, vaksina Sinovac Biotech ka krijuar antitrupa gjatë testimeve tek 700 njerëz.

Ashtu si pjesa tjetër e botës, Kina po garon për të tregtuar një vaksinë COVID dhe vetëm katër prej tyre kanë hyrë në fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike, përfshirë edhe këtë kineze. Njoftimi vjen pasi vaksinat evropiane dhe amerikane raportuan të dhëna të suksesshme.

Tre vaksina, të zhvilluara në SHBA., Gjermani dhe Rusi, sugjerojnë efikasitet prej më shumë se 90%, pas provave tek dhjetëra mijëra njerëz.

Sidoqoftë, rezultatet janë botuar në revistën shkencore The Lancet. Zhu Fengcai, një nga autorët e gazetës, është shprehur se rezultatet të cilat bazohen në 144 pjesëmarrës në fazën 1 dhe 600 në fazën 2 tregojnë se vaksina është e përshtatshme për t’u përdorur.

Ndërkaq provat e fazës së tretë po vijojnë që të zhvillohen në Pakistan, Arabinë Saudite, Rusi, Indonezi dhe Brazil. Sipas zyrtarëve, gati 60,000 njerëz dolën vullnetarë për t’u testuar me këtë vaksinë.

Kujtojmë se provat e vaksinës Sinovac Biotech në Brazil u ndërprenë javën e kaluar pas një incidenti të rëndë që ndodhi gjatë testimeve.

Vaksina kineze sipas ekspertëve është e ndryshme nga Pfizer/BionTech dhe Moderna pasi janë përdorur metoda tradicionale. Prodhuesit theksojnë faktin se vaksina e tyre jep një përgjigje të shpejtë duke zhvilluar antitrupa kundër virusit brenda 14 ditëve nga marrja e një doze.

Të gjitha të dhënat për momentin janë premtuese, por duhet të pritet rezultatet e provave në shkallë më të gjerë që po zhvillohen aktualisht në Brazil, Indonezi dhe Turqi.  Studiuesit nuk do ta dinë se sa efektiv do të jetë ndonjë prej tyre në planin afatgjatë derisa të fillojnë të shtrihen në popullatë.

Zhvillimi i vaksinave nuk shënon fundin e pandemisë, por fillimin e një kthimi të gjatë dhe të ngadaltë në normalitet.

Klan Plus