Kryeministri sheh nga afër situatën e krijuar në qytet pas tërmetit

Qeveria ka vendosur që të përfshijë edhe Lezhën në gjendjen e jashtëzakonshme pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti i së martës. Kryeministri Edi Rama ishte gjatë mbrëmjes në këtë qytet, ku ka parë nga afër situatën e krijuar.

Ai shkruan në Facebook se “nesër edhe Lezhën do ta përfshijmë në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore! Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet! Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup!”, shkruan Kryeministri Rama.

Tv Klan