Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) i bashkohet Partisë Demokratike dhe aleatëve opozitarë në djegien e mandateve të deputetëve.

Në një dalje për median pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi tha pasditen e së hënës se “

duke u mbështetur plotësisht në zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar për një qeveri tranzitore që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare, grupi parlamentar i LSI-së vlerëson se djegia e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e qeverisë përmes votës së lirë

.”

Prandaj ai vendosi djegien e mandateve dhe mandatimin e kryetares së LSI-së për të marrë të gjitha hapat staturorë dhe politikë në përmbushje të këtij vendimi

”, tha Kryemadhi.

Më herët të hënën Partia Demokratike dhe aleatët e saj, Partia Republikane, PBDNJ, PDK, LZHK dhe PAA vendosën unanimisht djegien e mandateve.

/tvklan.al