Vështirësitë ekonomike, shkaku kryesor për këtë fenomen

Ulja e lindshmërisë nuk është fenomen vetëm shqiptar. Por duket se arsyet që qëndrojnë pas vendimit të çifteve për të sjellë më pak fëmijë në jetë, janë të njëjtat.

Italia fqinje vuan të njejtin problem, pavarëisht se është vend shumë më i zhvilluar në krahasim me Shqipërinë. Sipas të dhënave në Itali, mesatarja kombëtare e lindshëmrisë është 1.32 fëmijë për nënë, ndërsa provinca veriore e Bolzanos, më e pasura në gadishull, shënon mesataren më të lartë me 1.74 fëmijë.

Faktori kryesor për uljen e lindshmërisë janë të ardhurat familjare. Menjëherë pas tyre renditet mirëqenia sociale që matet nëpërmjet BES, që përdoret prej disa vitesh tashmë.  Bëhet fjalë për çka ndikon në jetën e njeriut për ta bërë atë të qetë dhe sigurtë përtej të ardhurave ekonomike, dhe ku renditen cilësia e shërbimeve publike, shëndetësia, e cilësia e arsimimit, mjedisi, ambienti kulturor.

Nga statistikat rezulton se faktor kryesor mbeten mundësitë ekonomike, puna dhe menjëherë më pas, me shumë pak diferencë renditen marrëdhëniet sociale dhe cilësia e jetës.

Klan Plus