Gjatë gjithë pjesës së parë mbrojtësi i majtë i Spanjës, Marc Cucurella është fishkëllyer nga tifozët në stadium sa herë ka pasur topin në zotërim.
E njëjti reagim po ndodh edhe në këtë pjesë të dytë. 25-vjeçari fishkëllehet nga tifozët gjermanë në stadium për shkak të prekjes së topit me dorë në ndeshjen e kaluar me Gjermanisë, ku spanjollët arritën të fitonin.
Gjermanët kanë pretenduar dhe pretendojnë se prekja me dorë e lojtarit spanjoll ishte penallti. Por ndryshe vlerësoi arbitri dhe UEFA.
Gjermanët nisën një peticion për të përsëritur ndeshjen dhe Cucurella është bërë figurë jo e dashur, sidomos pas konferencë për mediat kur tha se respekton vendimin e arbitrit dhe se nuk ishte penallti prekja e topit me dorë.
/tvklan.al