Rama-ditavPolitikanët shqiptarë kanë zgjedhur ta festojnë ditën e verës mes Tiranës dhe Elbasanit. Kryeministri i vendit, Edi Rama, pasi ka luajtur një ndeshje basketbolli me ish lojtarë të kombëtares së para 30 viteve, u shfaq optimist se pjesa e mbetur e vitit do të jetë e mirë për shqiptarët.

Ndërsa kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, vizitoi panairin e prodhimeve që vinin nga treva të ndryshme shqipfolëse, tek pedonalja e Tiranës. Në prani të përfaqësuesve të qeverisë së Kosovës ai bëri apel për politikën që të vihet në mbështetje të bisneseve shqiptare.Basha-ditav

Edhe ish kryeministri i vendit, Sali Berisha me bashkëshorten, vizituan të njëjtin panair, ku vlerësuan prodhimet shqiptare.

Në Elbasan një tjetër panair me prodhime vendase. Kryeministri Rama vlerësoi faktin që emigrantë shqiptarë por rikthehen për të investuar në atdhe.

Në orët e paradites, ky panair u vizitua edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.