Ajo është një nga femrat më aktive të showbiz-it botëror. Megjithatë, Jennifer Lopez, ka arritur të gjejë kohë për të marrë pak rreze para koncertit të saj në Las Vegas.

49-vjeçarja ka treguar trupin e saj në një formë shumë të mirë ndërsa kishte veshur një kostum banjoje në ngjyrë portokalli. JLo kishte mbledhur flokët në mënyrë të çrregullt dhe mbante syze me xham në ngjyrë argjendi.

Artistja me famë botërore ishte duke u përgatitur për një nga shfaqjet përfundimtare në Las Vegas. Seria e saj e koncerteve të quajtuara “All I have” filloi në vitin 2016 dhe është shoqëruar me performancat e saj shpërthyese.

Lopez shoqërohet në koncerte nga partneri i saj aktual Alex Rodriguez. Çifti kanë nisur lidhjen e tyre që në shkurt të vitit 2017./tvklan.al