Radhët në doganën e Kakavijës e Kapshticës disa kilometra

Këtë të enjte shqiptarët janë përballur me radhë të kilometrike të kalimit në pikën kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, pasi pala greke vijon testimet me përzgjedhje mes emigrantëve për Covid-19.

Emigrantët po nxitojnë të hyjnë në shtetin grek para datës 16 Gusht, e përcaktuar si afati i fundit kur karantinimi shtatë ditor nuk është i detyrueshëm.

Ata ankohen se nuk kishin informacion para nisjes për në kufi se pala greke do të pranojë vetëm 750 qytetarë dhe se duhet të kishin bërë tamponin para 72 orësh.

Automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë në pikat kufitare Kakavijë dhe Kapshticë punojnë vetëm gjatë fashës së orarit 22:00-06:00. Po lejohet hyrja në Greqi vetëm për shtetasit grekë, shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.

Shtetasit e BE-së apo shtetasit me leje qëndrimi në vendet e BE-së dhe vendet e treta nuk lejohen të hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të kalimit të kufirit Kakavijë dhe të kufirit Kapshticë.

Klan Plus