haxhinastoUji është një aset kombëtar që trajtohet me papërgjshmeri. Kështu u shpreh ministri  i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto gjatë analizës me sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, ku dhe paralajmëroi ndërmarrjet e ujësjellësit se nuk do të ndihmohen nga shteti për të mbuluar humbjet.

Haxhinasto tha se për të përmirësuar menaxhimin e burimeve ujore qeveria do të futet në partneritet edhe me operatorët privatë.

Për të arritur zbatimin e reformave, Haxhinasto rekomandoi një koordinim më të mirë të këtij sektori ndërsa ftoi qytetarët të bëhen partnerë në këtë reformë.