Copa America përcaktoi ekipet çerekfinalistë pas ndeshjeve të luajtura të martën. Uruguaji edhe pse nuk bindi me lojë, mundi me rezultatin 1 – 0 Kilin, duke e mbyllur në krye të Grupit C. Golin në takimin e zhvilluar në stadiumin “Maracana”, e realizoi Edinson Cavani në minutën e 82’. Në fazën tjetër do të përballet me Perunë.

Ekuadori dhe Japonia barazuan 1 – 1 në Belo Horizonte, por asnjë nga ekipet nuk siguroi kualifikimin. Nga ky rezultat përfitoi Paraguaji që do të sfidojë Brazilin. Ndeshjet e tjera çerekfinale janë Venezuelë – Argjentinë dhe Kolumbi – Kili. Kjo e fundit paraqitet si sfida më e interesante me përfaqësuesen kolumbiane, që i fitoi të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve. Përballjet do të nisin të luhen prej të enjtes.

Tv Klan