Edhe vaksina Johnson&Johnson mbron nga variantet e reja të Covid




Edhe vaksina Johnson&Johnson mbron nga variantet e reja të Covid

13:37 10/06/2021

Vaksina Johnson&Johnson kundër Covid-19, mund të mbrojë nga variantet e reja të koronavirusit. Studimet e kryera së fundmi flasin për në përgjigje të lartë imunitare pas marrjes së kësaj vaksine.

Sipas CNN, Dr. Dan Barouch i Qendrës Mjekësore Bac Israel Deaconess në Boston dhe kolegët e tij testuan gjakun e njerëzve që kishin marrë pjesë në provat e hershme klinike të vaksinës J&J. Ata panë se antitrupat luftoninin edhe variantet e reja të Covid-19.

Antitrupat neutralizues, sipas këtij studimi, luftojnë drejtpërdrejt dhe neutralizojnë virusin. Tashmë pritet që studimi të vijojë më tej për të pasur një panoramë më të plotë të përgjigjes imunitare kundër të gjitha varianteve.

Më herët studimet e vaksinave Moderna dhe Pfizer kanë zbuluar se ato i mbrojnë qytetarët kundër mutacioneve, edhe pse përgjigja imunitare nuk është e njëjtë për çdo variant./tvklan.al





Të ngjashme