Edhe veriu në flakë, përfshihen nga zjarri pyjet e Fushë-Arrëzit


Edhe veriu në flakë, përfshihen nga zjarri pyjet e Fushë-Arrëzit

22:08 03/08/2021

Një vatër e fuqishme zjarri është krijuar edhe në pyjet e Fushë-Arrëzit mbrëmjen e të martës. Flakët kanë shpërthyer në një sipërfaqe pyjore me pisha pranë rrugës së Krrabit.

Zjarrfikësit kanë mbërritur pranë vatrës së zjarrit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Klan News raporton se flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje pishe.

Zjarri është shfaqur në orët e mbrëmjes, ndërsa dyshohet të jetë i qëllimshëm./tvklan.al






Të ngjashme