Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Është ky binomi që na ka shoqëruar thuajse 2 dekadat e fundit, me argjentinasin dhe portugezin që fituan thuajse gjithçka duke sfiduar njëri-tjetrin. Golat, asistet dhe triumfet ekipore i dërguar ata drejt titujve individual, por tashmë duket se atyre i ka ardhur fundi dhe në skenë është ngjitur një talent vërtetë premtues.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho. Britaniku është vetëm 20 vjeç dhe premton vërtetë shumë për të ardhmen. Diçka të tillë e legjitimojnë edhe statistikat. Numrat e tij janë thjeshtë mahnitës, çka e kanë kthyer dhe në lojtarin më produktiv të momentit, duke tejkaluar edhe dyshen e famshme, Messi-Ronaldo.

Talenti i Dortmundin, krahasuar me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, kur kishin arritur këtë moshë ka statistika shumë më të mira. Deri më tani, anësori i verdhezinjve ka bërë 141 paraqitje në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar 55 gola e ka dhuruar 42 asiste. Diferencë vërtetë e frikshme kjo me Messin që deri në moshën 20-vjeçare zhvilloi 70 ndeshje duke shënuar 26 gola dhe dhënë 8 asiste. Statistika akoma dhe më të dobëta për Ronaldon që si 20-vjeçar mbante mbi supe 16 gola dhe 16 asiste në 107 ndeshje.

Klan Plus