Nënkryetari i Kuvendit dhe Partisë Demokratike Edi Paloka, sulmin me bojë gjatë ditës së sotme ndaj Kryeministrit Edi Rama e ka quajtur “vetëm fillim të 16 Shkurtit”.
I pyetur nga gazetaret jashtë selisë së PD-së nëse po paralajmëronte trazira, Paloka tha “thojini që s’ka parë asgjë akoma.”
“
Nuk na përjashton Gramozi. Ai parlament është përjashtuar nga populli. Është parlament me vota të vjedhura. Pashë disa komente që u hakmor Paloka, nuk ishte hakmarrje e Palokës, ishte hakmarrje e shqiptarëve që çdo ditë fyhen e vidhen nga një qeveri dhe kryeministër arrogant dhe i pacipë. Është vetëm fillimi i 16 Shkurtit, thojini që s’ka parë asgjë akoma
”, tha Paloka.
/tvklan.al