Në një konferencë për shtyp me gazetarët nga selia rozë, Kryeministri dhe kryetari i PS Edi Rama është pyetur nga gazetarja e Tv Klan Jolldiz Mitro se çfarë do të bëjë nëse partia që ai drejton humbet zgjedhjet e 25 Prillut 2021.

Nëse do të ketë një koalicion mes PS dhe PD, Rama nuk dha përgjigje për këtë pjesë, por u shpreh se do të urojë fituesin e zgjedhjeve.

Pyetje: Ju shpreheni besimplotë se në betejën e 25 Prillit, socialistët do të fitojnë zgjedhjet? Në rast se shqiptarët nuk do t’ju votëbesojnë për një mandat të tretë fitues, pra nuk do të arrini dot të merrni votat e mjaftueshme për të bërë vetëm qeverinë, a do të bashkëpunoni me Partinë Demokratike? Do të kemi një bashkëqeverisje PD-PS? Ka modele të ngjashme në vende me demokraci të konsoliduara.

Kryeministri Edi Rama:Ditën që shqiptarët nuk do të më bësojnë të jem në rolin e Kryeministrit, do t’i përqafoj të gjithë shqiptarët që asnjëherë nuk do i gjej fjalët për ta shprehur dhe do t’ju them puna mbarë atyre që do të marrin stafetën”. /tvklan.al