Edi Rama Fatos Nano miting në Kombinat (12 Tetor 2000)



Edi Rama Fatos Nano miting në Kombinat (12 Tetor 2000)

10:39 12/10/2000

Me mandatin e kryebashkiakut në xhep, Edi Rama është rikthyer sot mes banorëve të Kombinatit për të kërkuar votën e tyre për kandidatin e minibashkisë Irfan Dashi. Koha për të pritur kryetarin socialist Nano i ka shërbyer Ramës për t’u takuar më nga afër me zgjedhësit e tij. Sapo Nano ka mbërritur nga Korça, Musa Ulqini ka riprezantuar dhe njëherë Dashin duke ia lenë më pas fjalën atij vetë. 10% e fletëve të votimit të pavlefshme bëri që ne të mos fitojmë, tha kandidati socialist Dashi, ndaj me 15 tetor votoni me kujdes. Më pas votën për Dashin në Kombinat e ka kërkuar dhe vetë Edi Rama:

“Sot pas një fitoreje të mrekullueshme të ekipit tonë Kombëtar dje kundër Greqisë ku njëri nga protagonistët kryesor ishte dhe një kombinatas, Alban Bushi dhe festa e madhe dje e meritonte me përjshtim të “RD-së” , recetës së doktorit që e vendosi fitoren e ekipit tonë kundër Greqisë në faqen e fundit gjë që tregon fare qartë që doktori dhe Partia Demokratike nuk e kuptojnë dot se si në Shqipëri mund të festohet, se si në Shqipëri mund të martohesh, se si në Shqipëri mund të jetosh, të hash e të pish përsa kohë doktori nuk është në pushtet.”

Më pas ka folur dhe vetë kryesocialisti Nano:

“Ne socialistët takohemi me ju për të vendosur sëbashku programe ndërkombëtare të qeverisjes së shqiptarëve. Pse them ndërkombëtare? Them ndërkombëtare sepse elektorati ynë nuk është kaq. Njerëzit që nga mbështesin janë disa qindra mijë në Shqipëri dhe janë një shumicë dërrmuese në çdo komunë dhe bashki.”

Mitingun në Kombinat Rama dhe Nano e kanë mbyllur me një shëtitje në këmbë në rrugën nacionale./tvklan.al

Gazetar :Eduart Frangaj





Të ngjashme