“Edi Rama” i Stop takohet me banorët e Vorës: Mos u shqetësoni, do rregullojmë çdo gjë


“Edi Rama” i Stop takohet me banorët e Vorës: Mos u shqetësoni, do rregullojmë çdo gjë

22:11 17/01/2020

Personazhi i kryeministrit Rama vjen sërish në “Stop”. Klintoni këtë herë, i veshur dhe i trukuar si kryeministri, ka shkuar në Vorë, për të inspektuar dëmet e tërmetit. Shprehjet, gjestet dhe gjithcka tjetër, që ofron Rama në daljet publike, e risjell edhe gazetari i “Stop”.

“Vorën do ta rregullojmë dhe do ta bëjmë super të bukur, kështu që mos u shqetësoni dhe mos u mëzisni. Mos u shqetësoni se do rregullojmë çdo gjë”.

Të nesërmen në të njejtën zonë shkon edhe gazetarja tjetër, që me mbështetjen e fondacionit “Firdeus” dhe kompanisë “Zepa Natyral”, i vijnë në ndihmë dy familjeve, të Lirie Asllanajt dhe Shefki Hoxhës.

Familja e Shefki Hoxhës përbëhet nga 4 anëtarë, dy prej të cilëve janë me probleme mendore. Banesa e tyre u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe ata janë sistemuar në çadër./tvklan.al

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi