Duke filluar nga 1 Janari 2019, llotot e sportit do të jenë të ndaluara me ligj. Ditën e sotme kanë mbyllur aktivitetin edhe ato pika bastesh e llotosh të cilat shfrytëzonin aktivitetin e tyre deri ditët e fundit të vitit para se të hyjë ligji në fuqi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar edhe njëherë këtë nismë të qeverisë që u miratua në Parlament.

“Lamtumirë”

, shkruan Rama duke e ilustruar me fotografinë e një pike bastesh ku çmontohen tabelat reklamuese për mbylljen e biznesit. /

tvklan.al