“Ilir Meta po bën fushatë me OFL”

Edi Rama u kërkon zgjedhësve që të vendosin për votën e tyre duke iu referuar karakterit të liderit të forcave që janë në garë në 25 Prill. Duke folur për natën e gjatë të negociatave të 17 Majit të 4 viteve më parë, ai thotë se e njeh shumë mirë Lulzim Bashën, që sipas tij, gjëja që ka dëshmuar se di të bëjë më mirë është gjumi.

Akuzat ndaj kreut të shtetit si strumbullarin e çdo tentativë për të destabilizuar vendin i përsëriti dhe në bashkëbisedimin me banorët e Sarandës ndërsa kësaj here e quajti dhe kandidatë për deputet të qarkut të Vlorës.

Premtimi Shqipëria “kampione e turizimit në Ballkan” thotë se më shumë se në çdo qark ka vlerë në Vlorë, pjesë e të cilit është dhe Sarandë ku nuk kanë munguar investimet, një prej të cilave dhe shëtitorja e rikostruktuar e qytetit.

Përfundimi i investimeve në disa ujësjellës në bashkitë e Delvinë, Finiqit dhe Sarandës dhe furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë, thotë se ndihmon jo vetëm turizmin, por dhe bujqësinë.

Rama ndau me ndjekësit e tij disa takime me minoritarët grek dhe disa përfitues të certifikatave të pronësisë në Himarë, por komunikimet telefonike me 2 kandidatë për deputetë të qarkut të Dibrës dhe Tiranës ku veç merakut për ecurinë e fushatës së socialistëve ishte dhe ajo për kundërshtarët në mënyrë të veçantë LSI-së.

Tv Klan