Dje publikoi videon. Sot shkoi ta shihte me sytë e tij. Kështu kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të shkojë vetë në Bubq për të parë procesin e rindërtimit.

I shoqëruar nga ministri Ahmetaj, ky i fundit tha se arkitektura dhe standardet e punimeve janë cilësore. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka bërë ironi me opozitën duke thënë se kjo rezidencë duhet bërë si ajo ku jetojnë oligarkët.

“Kjo duhet bërë si rezidenca e atyre oligarkëve, por për njerëzit e thjeshtë meqë u ka mbetur goja. Rezidencë si e të pasurve, por për njerëzit e varfër”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, në fund të kësaj vere, 120 familje do kenë apartamente të reja në 7 pallate dhe 75 banesa individuale./tvklan.al