Edi Rama, kandidati i shpallur zyrtarisht mbrëmë kryebashkiak i Tiranës, nuk zotëron të drejtat e anëtarëve të këshillit bashkiak. KQZ e qeverisjes vendore të Tiranës ka publikuar sot 55 emrat e rinj të këshilltarëve bashkiak të kryeqytetit. 26 prej tyre janë socialistë, 21 demokratë.

Nga dy anëtarë në këshillin bashkiak kanë të Djathtët e Bashkuar, Socialdemokratët dhe demokristianët. Ndërsa nga 4 kanë aleancistët dhe republikanët.Socialistët në Tiranë kanë fituar 47.8 % ndërsa demokratët 38,1% të tretët janë renditur socialdemokratët me 3.06%. /tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame