Kryeministri Edi Rama teksa u pyetet për deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila ka kërkuar që të ndalohet kandidimi i Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama tha se ai nuk do të përgjigjet më kurrë kur të pyetet për ambasodren e SHBA, pasi shtoi se media i ka keqinterpretuar deklaratën duke krijuar një telenovelë që nuk ekziston.

“Një gjë do të them që sa herë që do më pyesni për ambasadoren amerikane kemi abuzuar në mënyrën më skandaloze, duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston.

Faktikisht përgjigja ime ishte shumë e qartë, duke thënë se nuk ka nevojë që të vendosni përpara ambasadoren kur unë e di shumë mirë detyrën time. Prandaj nuk flas kurrë kur më pyesni për ambasadoren e SHBA sepse keni krijuar një telenovelë që nuk ekziston”, tha Kryeministri.

Ditët e fundit ambasadorja Kim ka kërkuar nga krerët e partive që të vendosin në lista të kandidatëve tw vendosin njerëz me rekorde kriminale./tvklan.al