Tre muaj pasi e paralajmëroi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Edi Rama ka paditur për shpifje në një Gjykatë në Kosovë, kryeministrin në largim Ramush Haradinaj.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Haradinaj, i cili në një postim në Facebook, e cilëson si plotësisht të pabazuar.

Ai e ka quajtur një “diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë”.

 “Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë. Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore! Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”.

Padia e Ramës ndaj Haradinajt është bërë për shpifje, për deklaratën e bërë prej tij, kur tha se kryeministri shqiptar, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç do të merrnin 10 miliardë Euro për ndarjen e Kosovës. /tvklan.al