Kryebashkiaku i ri i Tiranës Edi Rama i është rikthyer turit elektoral nëpër njësitë administrative të kryeqytetit. Rama këtë radhë u nis nga selia e Partisë Sociliaste i shoqëruar nga kryesocialisti kryeqytetas, Musa Ulqini. Banorët e njësisë administrative 1 i kanë premtuar kryebashkiakut Rama mbështetjen e tyre në votimet e së dielës për balotazhet.

“Për fat të keq,akoma ka në politikën shqiptare individë dhe forca që nuk e kuptojnë se humbja është pjesë e rregullave demokratike. Për fatin shumë të keq të qytetarëve shqiptarë dhe për fatin shumë të keq të vetë opozitës, Partia Demokratike vazhdon të krijoje pengesa artificiale të cilat tregojnë dhe njëherë tjetër pasi e kanë treguar me dhjetëra herë, që Partia Demokratike është një forcë politike në funksion të delirit të liderit të vet që do me çdo kusht të fitojë pushtetin, të mbretërojë mbi shqiptarët dhe me çdo kusht të identifikohet me demokracinë.”/tvklan.al