Edi Rama përballë gazetarëve



Edi Rama përballë gazetarëve

Autori: Blendi Fevziu

23:33 12/01/2006

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetari i bashkisë Tiranë është përballur me gazetarët në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Gjatë emisionit u prekën tema të ndryshme duke përfshirë edhe Kosovën. Ndërkohë në panel ishin të ftuar gazetarët Mustafa Nano, Mero Baze, Baton Haxhiu, Andi Bushati, Mentor Nazarko dhe Armand Shkullaku.

Pjesë e debatit u bë edhe fotografia e Ramës me Presidentin Amerikan, George W Bush. Sipas Bazes kryetari i PS ka paguar 100 mijë dollarë për një foto me Presidentin Amerikan për ta përdorur atë në fushatë. Rama iu përgjigj Bazes duke thënë se kjo ishte një shpifje dhe se ai në atë takim ka qenë i ftuar dhe nuk ka bërë asnjë pagesë./tvklan.al






Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

23:33 12/01/2006