Ashtu si në vitin 2003 në fushatën për mandatin e dytë si kryetar bashkie Edi Rama, tashmë kryetari i Partisë Socialiste, do të japë fushatën e tij zgjedhore për të qeverisur vendin pas 28 Qershorit me një këngë të realizuar përsëri me grupin “West Side Family”.

Edi Rama: “Është një këngë, e cila është pjesë e asaj fryme që tanimë ne e ndjejmë dhe e përçojmë njëkohësisht në të gjithë Shqipërinë frymën e ndryshimit”.

E paraprirë nga kënga e vitit 2003 “Tirona” kjo e kësaj radhe titullohet “Çohu” dhe në mënyrë simbolike është çuar nga vendi edhe Edi Rama bashkë me djemtë e grupit “West Side Family”, të cilët i quajti miqtë e tij.

Kjo këngë do të shoqërojë të gjithë fushatën e Partisë Socialiste, e cila do të hapet zyrtarisht të enjten./tvklan.al