Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ministri i Kulturës Edi Rama ka mohuar sot zërat e shtypit sipas të cilave ai është një nga kandidatët e mundshëm për kryetar të bashkisë së Tiranës. Ministri i Kulturës tha për Tv Klan se ai është një përfaqësues i shoqërisë  civile, në ekzekutivin shqiptar dhe se vendimi që do të marrë ai lidhur me një propozim të mundshëm të kujdo force politike për tu angazhuar në fushatën e zgjedhjeve lokale do të jetë vendim sovran jashtë vullneteve partiake.

Por Rama ka sqaruar se deri më sot nuk ka patur asnjë propozim zyrtar për të marrë në konsideratë një lëvizje të mundshme nga detyra që kryen aktualisht./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari