Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas vdekjes së Artan Lames. Ai konfirmon lajmin e trishtë dhe shprehet se është pa fjalë nga kjo ngjarje.

“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, shkruan Rama.

Artan Lame u nda nga jeta këtë të enjte në moshën 58-vjeçare.

Sipas asaj që raporton Klan News, ish-kreu i Kadastrës mësohet se ndërroi jetë në një spital në Mynih të Gjermanisë, ku ndodhej për kurim prej një jave, pas goditjes nga një ishemi cerebrale.

/tvklan.al