Kandidatët për kryetar të Bashkisë së Tiranës rinisin fushtën elektorale për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në 28 dhjetor në 130 qendra votimi në kryeqytet. Kandidati Edi Rama ka preferuar t’i nisë takimet e tij elektorale me banorët e Laprakës.

Edi Rama: “Unë kisha dëshirë qe t’ju kontaktoja për të bërë ç’është e mundur që të vinë sa më shumë njerëz në votim, sepse problemi është që njerëzit e dhanë votën, tani në datën 28 duhet vijnë prap, dhe pjesa më e vështirë është ardhja, pasi shpresoj që, të paktën, ata që erdhën në 12 tetor dhe që na e dhanë votën të vijnë për ta konfirmuar këtë rezultat, që unë nuk kam asnjë dyshim që ne do të fitojmë prap dhe rezultati është shumë i thellë.”

“Pavarsisht vendimit të korruptuar të Kolegjit Zgjedhor,-është shprehur Rama-28 dhjetori do të konfirmojë edhe njëherë fitoren time.”/tvklan.al