Qeveria i akordoi një ndihmë babait të viktimës

Kryeministri Edi Rama vizitoi mëngjesin e sotëm familjen e Klodian Rashës në kryeqytet.

Kjo është vizita e tretë që kryeministri bën në këtë familje pas vrasjes së të riut nga një efektiv i policisë.

Një ditë më parë qeveria vendosi t’i japë një ndihmë financiare mujore familjes së të riut.

Vendimi parashikon dhënien e një pagese mujore në emër babait të Klodian Rashës në masën e 8-fishit të pensionit social ose përafërsisht 60 mijë lekë në muaj.

Për të ligjëruar këtë shpërblim, qeveria ka miratuar edhe një Akt Normativ me fuqinë e ligjit me anë të të cilit ka bërë ndryshimin në ligjin bazë të sigurimeve shoqërore. 

Tv Klan