Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e televizionit Klan. Ndryshe nga herët e tjera, shefi i qeverisë shqiptare ka ardhur me fuoristradën Lincoln, dhe jo me automjetin tip Mercedes që përdor zakonisht.

Kryeministri pas pak do të jetë i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu përballë panelit të analistëve Artan Hoxha, Klodiana Lala, Robert Rakipllari dhe Ervis Iljazaj.

Kryeministri Rama do të pyetet për ligjin anti-KÇK, aksionet e Operacionit Forca e Ligjit, situatën aktuale politike, por edhe për shumë tema të tjera. /tvklan.al