Gazetari Robert Rakipllari dhe polemisti Arjan Curi ishin të ftuarit e mbrëmjes së sotme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Protesta e opozitës dhe aktualiteti politik kanë qenë temat e diskutimit që drejtuesi Arian Çani shtroi për të ftuarit mbrëmjen e sotme.

Pyetjes nëse amerikanët janë me kryeministrin Edi Rama apo me kreun e opozitës Lulzim Basha, Rakipllari, tha se amerikanët janë kundër dhunës. Ndërkohë Curi u shpreh se amerikanët nuk janë me Ramën, por kërkojnë garanci për të ndikuar tek Reforma në Drejtësi.

Arian Çani: Amerikanët janë me Edi Ramën apo Lulzim Bashën?

Robert Rakipllari: Ambasada reagoi mbrëmë kundër dhunës, mesazhet janë edhe të panjohura, por edhe publike. Amerikanët janë kundër dhunës dhe kjo është një gjë që duket. Fuqia kryesore që ka Rama sot buron nga amerikanët, por është e lëvizshme. Pas 21-Janarit amerikanët ishin pro pushtetit.

Arian Çani: Pra amerikanët janë me më të fortin?

Arjan Curi: Nuk mendoj se janë me Ramën dhe mbështesin atë. Ata po kërkojnë garanci për të ndikuar dhe ajo është Reforma në Drejtësi.

Arian Çani: Rama ka folur për Reformën në Drejtësi përpara se të flisnin amerikanët.

Robert Rakipllari: Rama me çfarë ka ndodhur deri tani me reformën, padyshim ka futur duart.

Arian Çani: Pse të duket çudi që Rama të ketë kërkuar ndihmën e të huajve për Reformën në Drejtësi. Ky nuk është konspiracion.

Arjan Curi: Nuk mund të ofrohesh duke ofruar.

Arian Çani: Unë nuk besoj tek drejtësia, drejtësi ka vetëm ai lart, këtu është subjektive.

Arjan Curi: Tani Rama po përdoret për të hequr disa të tjerë.

Arian Çani: Nëse këta protestues nuk ikin nga sheshi edhe pasi të ikin politikanët me kë do të jenë amerikanët?

Arjan Curi: Këtu ndryshon pastaj, duhet të shohim./tvklan.al