Janë provat e fundit. Kënga Magjike ngre mbrëmjen e të mërkurës siparin e edicionit të 20. Përgatitjet po i mbajnë mbërthyer organizatorët e këngëtarët deri në orët e vona. Juria duket e përfshirë në çdo interpretim. Ardit Gjebrea sheh në detaje gjithçka.

Na premton surpriza, spektakël e garë të fortë. Kësaj here, festivali i këngës moderne shqiptare duket si një sfidë brezash, me një interes mjaft të madh të të rinjve.

Ardit Gjebrea:

Do të jenë 23 këngëtarë big dhe 26 këngëtare të rinj.

Si duket gara këtë vit?

Ardit Gjebrea:

Do të jetë garë e fortë.

Interesi i ka kaluar kufijtë e Shqipëriseë. Tre nga këngëtarët janë italianë.

Ardit Gjebrea:

Ky që po këndon është italian.

Nga Italia vijnë për herë të parë edhe 12 balerinë të talent shoë ‘Amici’, te drejtuar nga Maria De Filipi.

Ardit Gjebrea:

Maria De Filipi ka marrë balerinë shqiptarë, ne marrim italianë.

Është një kontribut i Klaudia Pepës, balerinës që keni parë për vite me radhë në ekranin e Tv Klan dhe që në këtë edicion të Këngës Magjike vjen në rolin e prezantueses, së bashku me Bora Zemanin.

Klaudia Pepa:

Është boom për mua. Këta janë balerinët…

Ka elementë të ‘Mediasetit’ në këtë edicion, por edhe të gjigandit tjetër italian RA, emrat e mëdhenj të të cilit mbajnë firmën e skenografisë, zërit e ndriçimit.

Për herë të parë në një festival në Shqipëri, do të përdoret një teknologji e re nga këngëtarët.

Ardit Gjebrea:

Do të këndojnë me kufje dhe jo me monitor.

Gjithçka është gati dhe festivali do të vijë në tre netë live në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan. Nata e parë më 5 Dhjetor, e dyta më 6 dhe finalja më 8 Dhjetor. Interesi është i lartë edhe për ta ndjekur në Pallatin e Koncerteve.

Tv Klan