Ky është filmi më i mirë i Festivalit “48 orë film projekt”. 

Në edicionin e 7 të këtij festivali, filmi “Bardh Zi Bardh” me regji të Gentian Kurtit dhe më një temë aktualiteti në shoqërinë shqiptare arriti të zinte vendin e parë mes 9 prej filmave me metrazh të shkurtër të përzgjedhur nga juria.

Vendi i dytë u fitua nga grupi

Keep Calm & Make

 

Movies

për kinematografinë më të mirë, ndërsa çmimi

Best Use of Character

u fitua nga grupi Potato, i cili zuri edhe vendin e tretë në këtë festival.

Duke shpalosur fantazinë, krijimin dhe profesionalizmin e tyre, 9 grupet e të rinjve, sollën projektet e tyre filmike të realizuara për vetëm 48 orë. Për producentin Robert Aliaj, pjesëmarrja masive e të rinjve në edicionin e 7 të këtij festivali tregoi rëndësinë që ai mbart për brezin e ri të regjisorëve dhe aktorëve.

Të bërë bashkë nga miqësia dhe afeksioni për filmin, të rinjve e filmit fitues të grupit “Bardh Zi Bardh” dhe atyre të grupit

Keep Calm & Make

 

Movies,

 i cili zuri vendin e dytë në këtë festival, do të përfaqësojnë Shqipërinë në Festivalin Sundance në SHBA dhe atë të Kanës.

Tv Klan