Edicioni i 71 i Emmy Awards

Edicioni i 71 i Emmy Awards

11:38 23/09/2019

Edicioni  i 71 i Emmy Awards, i mbajtur në Los Angelos, bëri bashkë në një natë të vetme të gjitha prodhimet televizive më të mira.

“Game of Thrones” mori çmimin “Seriali më i mirë dramatik”në platformën HBO dhe “Seriali komedi më i mirë” shkoi për  “Fleabag”, prodhim i Amazon.

Një natë për tu mbajtur mend, pasi për të parën herë është vlerësuar me një çmim, një person me ngjyrë dhe gay. Billi Porter u shfaq tepër i emocionuar teksa mori çmimin Emmy për “Aktorin më i mirë në serialet dramatike”, për “Pose”. Aktori më i mirë mashkull shkoi për Bill Hader.

Një moment prekës ishte dhe performanca e këngëtares Halsey. Teksa këndonte këngën “Time After Time” në ekran shfaqeshin fotot e të gjithë yjeve që tashmë nuk jetojnë më.

Klan Plus




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi