Titujt kryesorë 1 Dhjetor 2009, ora 19 30

Berisha: Ja punisto-mafiozët që drejtojnë opozitën

Kryeministri Berisha akuzoi Gramoz Ruçin e Skënder Gjinushin se qëndrojnë krah Edi Ramës në aleancen punisto-mafioze, që kërkon të pengojë integrimin e vendit, për interesa kriminale.

Meta merr mbështetjen e Papandreut për vizat dhe emigrantët

Greqia mbështet fuqishëm liberalizimin e vizave me shqipërinë brenda viti të ardhshëm. Ky mesazh i është përcjell zv/kryeministrit Ilir Meta nga kreu i qeverisë greke Jorgo Papandreu, gjatë ministerialit të OSBE-së, që po zhvillohet në Athinë.

HIV-AIDS, 55 të infektuar në një vit në shqipëri

55 persona rezultojnë të infektuar me HIV-AIDS brenda një viti në shqipëri. Shoqatat për mbrojtjen e të prekurve, ankohen për diskriminim edhe nga mjekët. Në botë numri i të infektuarëve bie me 17%.

Ekspertët: Raporti euro-lek, i qëndrueshëm

Leku vijon të ruaj një raport të qendrueshëm me euron. Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se kuota e lartë e monedhës europiane është në normalitetin e ri të vlerës së saj.

Rrugët e territ në Tiranë, vatra aksidentesh

Mungesa e ndriçimit në rrugët e Tiranës, po i kthen ato në vatra aksidentesh. Në mjaft akse mungojnë tërësisht llambat ndriçuese, ndërsa në disa të tjera mungon energjia elektrike.

Lionel Messi, argjentinasi i parë i Topit të Artë

Ylli argjentinas i Barcelonës Lionel Messi është shpallur fitues i Topit të Artë. Ai ka lënë shumë pas Cristiano Ronaldon e Real Madridit, duke u bërë në këtë mënyrë argjentinasi i parë fitues i këtij trofeu.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 01 Dhjetor 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço