Titujt kryesorë 01 Qershor 2010, ora 19:30

BE: Nuk bllokojmë vizat për shkak të situatës në Shqipëri

Europarlamentarët u shprehën sot në unison përpara mikrofonit të Tv Klan në Bruksël, se nuk do të bllokojnë liberalizimin e vizave, për shqiptarët për shkak të situatës politike në shqipëri.

Shqiptarët: Edi, mos na pengo të takojmë fëmijët tanë

Ndërsa Edi Rama vijon politikën e tij të ultimatumeve naj qeverisë, qytetarë nga i gjithë vendi, i kërkuan Edi Ramës që të mos i pengojë ata për të takuar fëmijët e tyre nëpër europë.

Eurodeputetët: Qeveria është legjitime, zgjidhja sipas Kushtetutës

Parlamenti Europian shtyu votimin e raportit mbi integrimin europian të shqipërisë, për ti dhënë kohë vendit të gjej zgjidhje për ngërçin politik. Deputetë europian, të djathtë e të majtë theksojnë se askush në BE nuk e vë në dyshim legjitimitetin e mazhorancës dhe se zgjidhja e ngërçit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën.

Berisha, biznesit të huaj: Shqipëria klimë e mirë për investime

Kryeministri Berisha ftoi biznesin e huaj që të intensifikoj investimet në Shqipëri, një vend që ofron potenciale të mëdha dhe lehtësira fiskale në energjitikë, miniera dhe turizëm.

OKB kërkon hetime për sulmin Izraelit ndaj flotës Greko-Turke

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kërkoi një hetim të plotë të sulmit të izraelit mbi  flotën e anijeve Greko-Turke. Ambasadori palestinez në Tiranë kërkon zgjidhjen e konfliktit shumvjeçarë.

Botërori, “Ethet” e futbollit hyjnë edhe në qelitë e burgut

Ethet e botërorit të Afrikës së Jugut ka zënë edhe të burgosurit. Autoritetet në këtë vend kanë vendosur që 5 mijë të dënuar mund të ndjekin ndeshjet e botërorit në ambjente të hapura nëpërmjet ekraneve të mëdha.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 01 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço