Titujt kryesorë 01 Shtator 2009, ora 19 30

Bojkoti i parlamentit, as Ruci nuk mendon si Rama

Partia Socialiste shfaq dy qëndrime brenda 1 muaji mbi pjesëmarrjen në parlament. Rama e ka future në axhendë bojkotin, por ndryshe nga ai mendon edhe Gramoz Ruci, që e përjashtoi këtë mundësi në punimet e asamblese rreth një muaj më parë.

Reagon Rama: Berisha e Meta s’do ta kenë të lehtë me mua

Edi Rama reagon ndaj këtyre deklaratave të kryeministrit duke përsëritur akuzat e tij për parregullsi në zgjedhje. Ai tha se me të në drejtimin e opozitës, Berisha e Meta nuk do ta kenë të lehtë të qeverisin.

Virusi AH1N1, Gjermania do ndihmojë Shqiperinë për vaksinat

Gjermania do të ndihmojë Shqiperinë për të siguruar vaksinën kundër gripit të derrit. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, mori këtë konfirmim në një takim me drejtues të shëndetësisë gjermane që kanë premtuar edhe angazhim e tyre në reformën spitalore.

Gjendet i vrarë biznesmeni 39-vjecar, vrasësit i vunë flakën

Një biznesmen 39-vjecar nga Vlora është gjendur i masakruar në rrugën Vlorë-Fier. Pas ekzekutimit vrasësit i kanë vënë atij flakën. Motivet e këtij krimi makabër mbeten ende mister.

Zgjerohet aeroporti i Rinasit, mund të presë 1.5 milione udhëtarë

Aeroportin Nënë Tereza zgjeron kapacitetet e tij. Investimi për fazën B ka përfunduar dhe tashme kjo portë kryesore e lidhjes me europën mund të presë mbi 1.5 milionë udhetarë në vit.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 01 Shtator 2009, ora 19 30  – Spiker: Sonila Meço