Titujt kryesorë 06 Gusht 2009, ora 19 30

Berisha: Për 2 muaj mbyllim dosjet e legalizimeve  

Qeveria do të miratojë brenda 2 muajve 100 % të dosjeve të legalizimit. Kryeministri Berisha njoftoi gjithashtu se brenda shtatorit do të miratohet ligji që lejon pagesën e vlerës së lagalizimit me anë të bonove të privatizimit.

Virusi H1N1, dyshime për dy raste. Kina e kuron me barna popullore

Autoritetet e shëndetit publik deklaruan sot se janë zbuluar dy raste të reja të dyshuara me grip të tipit A. Analizat që do të kryehen në Rumani do të përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me virusin e gripit të derrit. Ndërkohë, në Kinë semundja po kurohet me barna popullore

Akuzat e Del Pontes, Dik Marti mision pa mandatin e KE

Senatori zvicerian Dik Marti ka mbërriur në Tiranë për të hetuar lidhur me akuzat e ish kryprokures së Hagës Karla Del Ponte për trafik organesh nga UÇK-ja gjatë luftës në Kosovës. Por për këtë mision ai nuk është mandatuar nga Këshilli i Europës

Lushnje, sherri për kullotën e bagëtive përfundon në vrasje  

Një sherr banal për kullotën e bagëtive ka përfunduar me vrasjen e një 35 vjecari në Hysgjokaj të Lushnjes. Policia lokale ka ngritur postblloqe në gjithë zonën dhe është vënë ne kërkim të autorit të krimit që është larguar menjëherë nga vendngjarja

Gazsjellësi South Stream, Rusia firmos me Turqinë

Kryeministri rus Vladimir Putin dhe ai turk Taip Erdoan firmosën në Ankara marrëveshjen për ndërtimin e gazësjellësit Sauth Strim. Projekti do të kushtjë 25 miliardë euro dhe do të perfundojë në 2013-ën.

Shkencëtarët zbardhin kodin gjenetik të SIDA-s

Një ekip shkencëtarësh amerikanë ka arritur të zbardhë kodin gjenetik të SIDA-s. Ky zbulim mund të çojë në gjetjen e ilaçeve të reja për kurimin e sëmundjes vdekjeprurese.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 06 Gusht 2009, ora 19 30 – Spiker: Fjoralba Mishaxhi