Titujt kryesorë 06 Tetor 2009, ora 19 30

Kosovë: Berisha lideri i Kombit. Nderohet me Honoris Causa

Kosova është ngritur në këmbë për të përcjellë vizitën e parë të kryeministrit Berisha, pas shpalljes së Pavarësisë. Mediat vendase dhe qytetarët e vlersojnë atë si liderin e kombit. Universiteti i Prishtinës e nderon me titullin “Honoris Causa”.

Berisha-Thaçi: Shqiptarët një komb i përbashkët europian

Në Prishtinë kryeministri Berisha tha se shqiptarët janë një komb i pa ndarë me identitetin e tyre europian. Thaçi vlerësoi rolin e Berishës në pavarësinë e Kosovës dhe e cilësoi atë, arkitekt të ndryshimeve në shqipëri.

Spahiu, gjyqtarëve: Bandat s’mund të diktojnë drejtësinë

Nenkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu, kritikoj gjyqtarët për shtyrje e  proceseve gjyqësore, duke thënë se bandat kriminale, nuk mund të diktojnë drejtësinë.

INSTAT: Rritja ekonomike 5.3% në 3-mujorin e dytë

Shqipëria ka njohur një rritje ekonomike prej 5.3%  në 3-mujorin e dytë të këtij viti. INSTAT përcakton se kjo rritje është reale dhe e zhveshur nga efektet sezonale.

Vasili: Mjekët në provimin për të mbajtur vendet e punës.

Të gjithë mjekët do të jenë të detyruar ti nënshtrohen një testi profesional për të mbajtur vendin e tyre të punës. Ministri Vasili tha se ka mjekë që janë shkëputur me kohë nga librat.

“Kutia” gati edicioni i 6-të i emisionit popullor në Tv Klan

Sezoni televiziv i vjeshtës në Tv Klan, nuk mund të quhet i plotë pa “Kutinë”. Një nga emisionet më të preferuara të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Edicioni i 6-të i këtij spektakli do të vijë me mjaft risi.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 06 Tetor 2009, ora 19 30– Spiker: Sonila Meço